Një ndërtesë është përfshirë nga flakët rreth orës 19:25 në kryeqytet.

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e dytë të pallatit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat janë arritur të fikin zjarrin, duke mos rrezikuar banorët dhe godinat e tjera përreth.

Informacion Paraprak

Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr.

Në godinë nuk ndodhen njerëz.

Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit.