Një zjarr masiv ka rënë sot në pyllin e Semanit. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet, për zjarrin, por mësohet se 4 zjarrfikëse janë nisur në vendngjarje.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka përfshirë një pjesë të pyllit të Semanit.

Gjithashtu mësohet se drejt vendngjarjes ka mberritur edhe prefekti i qarkut Fier, i cili ka kërkuar përforcime për shuarjen e flakëve.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet per zjarrëvënie të qëllimshme.