Një masiv me shkurre është përfshirë sot nga flakët në Shëngjin.

Zjarri ndodhet pranë disa banesave, duke shkaktuar panik te banorët për shkak edhe të prezencës së madhe të tymit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.