Luan apo jo, Zlatan Ibrahimovic arrin thuajse gjithmonë të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke trazuar edhe një herë merkaton e dimrit që po afron. Pasi mbylli aventurën me Los Angeles Galaxy, sulmuesi suedez duhet tëvendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Qëndrimi në SHBA ku ka oferta nga skuadra të tjera mbetet një opsion, ndërsa janë rritur shumë kuotat për një transferim në kampionatin italian. Inter, Napoli dhe së fundmi Milan kanë vendosur emrin e tij në listën e blerjeve për merkaton e janarit. Por, për ta bërë një rebus të vërtetë të ardhmen e tij, ka menduar vetë Ibrahimovic.

Me anë të një video postuar në rrjetet sociale, suedez zbulon një tjetër suprizë. “Çkemi Spanja. Gjejeni pak? Po kthehehem”. Vetëm kaq ka mjaftuar që mediat spanjolle të çmenden. Zlatan ka luajtur edhe më parë në La Liga, me Barcelonën e Pep Guardiolës.

Barcelona V Ca Osasuna La Liga 1572377778 E1572377821272

Vështirë që të kthehet te skuadra katalunjase, por klubet që përballojnë kushtet e tij financiare janë të paktë. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që bëhet fjalë vetëm për një gjetje publicitare. Nëse është kështi, Ibrahimovic ia ka arritur qëllimit…