Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar në një klub nate pesë punëtore ilegale si dhe punëdhënësin e tyre.

Mbrëmjen e së enjtes, në një klub në Embrach, ku bëhet me dije se mes të arrestuarash ndodhen 4 shqiptare dhe një kroate, të punësuara si zonja argëtimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22.00 të së enjtes, oficerët e Policisë Kantonale të Zyrihut, të përkrahur nga Policia e Qytetit në Bulach, kanë realizuar një kontroll në klub.

Me këtë rast, ata kanë gjetur pesë punëtore ilegale që kanë punuar si zonja argëtimi.

Bëhet fjalë për katër shqiptare dhe një kroate të moshës prej 26 deri 37-vjeçare, të cilat nuk kanë pasur leje përkatëse të punës.

Menaxhuesi i klubit, një kosovar 56-vjeçar me leje qëndrimi të Zvicrës, gjithashtu është arrestuar. Ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për punësim të të huajve pa leje pune.

Të gjithë të arrestuarit do të duhet të përgjigjen para Prokurorisë në Winterthur/Unterland.

Në kuadër të procedimit penal, pesë shtetaset e huaja do t`i dorëzohen Entit të migrimit për verifikimin e masave policore për të huajt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook