Britania e Madhe vijon të japë alarmin për bandat dhe kriminelët shqiptarë, të cilët po “pushtojnë” Anglinë me aktivitetin e tyre kriminal.

Hetuesi i njohur i krimit, Wensley Clarkson, ka shpjeguar në libër aktivitetin e bandave të rrezikshme shqiptare, teksa shpjegon mënyrën se si këto banda po e shndërrojnë Anglinë jug-lindore në një pikë qendrore për krime.

Në libër flitet për mënyrën se si shqiptarët mbërritën në Britani dhe rrugët që ndoqën për të pushtuar tregun e drogës dhe bordellot e famshme.

Pjesë nga libri, publikuar nga “The Sun”:

Essex prej vitesh njihet si një zonë zjarri- por një fluks i bandave, zotërve të drogës dhe trafikantëve të seksit, e kanë shndërruar atë në vendin e krimit më të nxehtë në Evropë.

Të paktën 40,000 zuzarë nga Evropa Lindore kanë kapërcyer Kanalin, duke e kthyer qarkun – dhe Kentin fqinj – në strofulla të tmerrshme të krimit.

Ata kanë shkaktuar një vjedhje të armatosur në Qendrën Tregtare të Lakeside të Essex, janë shënuar vjedhje me armë, ndërsa, vetëm tetë milje larg, qendra e madhe Bluewater në Kent është bërë vendi i katërt më i madh i krimit në Angli dhe Uells.

Pretendimet e bujshme vijnë në një libër të ri nga hetuesi i mirënjohur i krimit Wensley Clarkson. Ai thotë se shqiptarët po kontrollojnë punëtoret e seksit në Jug-Lindje, madje duke përdorur një kontenier anijeje si dhomë torturash. Të mërkurën, The Sun raportoi sesi statistikat e Agjencisë Kombëtare të Krimit tregojnë se një në dhjetë të burgosur të huaj në burgjet tona tani është shqiptar. Tani ne mund të zbulojmë se si bandat prej andej e kanë shndërruar Kryqëzimin Dartford në një hyrje të krimit me vlerë miliarda paund.