Federata shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e kampionatit të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi i Arbitrave të Futbollit për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

Është pikërisht ky detaj që e bën të panjohur kohëzgjatjen e këtij vendimi. Policia u largua nga stadiumet pas ligjit të ri për sportin, çka parashikon një rrugë të gjatë burokratike, institucionale dhe politike për të ndryshuar këtë situatë.