U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Ligës së Kombeve për Shqipërinë dhe Kosovën. Fati i goglave ka vendosur që Shqipëria të luajë në grup me Izraelin dhe Skocinë. Kuqezinjtë e Panuçit, bëjnë pjesë në Grupin 1 me 3 skuadra, ku përballë do të kenë Izraelin dhe Skocinë. Ky ishte i vetmi grup me 3 skuadra në Ligën C. Short i lehtë në letër për përfaqësuesen e Kosovës. “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës D dhe do të ndeshen me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.
LIGA C
GRUPI 1
Skoci
Shqipëria
Izraeli
GRUPI 2
Hungaria
Greqia
Finlanda
Estonia
GRUPI 3
Sllovenia
Norvegjia
Bullgari
Qipro
GRUPI 4
Rumani
Serbia
Mali i Zi
Lituania
LIGA D
GRUPI 1
Gjeorgji
Letoni
Kazakistan
Andora
GRUPI 2
Bjellorusi
Luksemburgu
Moldavia
San Marino
GRUPI 3
Azerbajxhan
Ishujt Faroe
Malta
Kosova
GRUPI 4
Maqedoni
Armeni
Lihtenshtejn
Gjibraltar
ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?
Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.
Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook