Një lajm i keq ka ardhur për ekipin korçar të Skënderbeut, por edhe për futbollin shqiptar.

Mësohet se UEFA ka vendosur përfundimisht të dënojë korçarët me 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane, ashtu siç u kërkua nga komisarët në komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, në lidhje me çështjet e trukimeve të ndeshjeve.

Dënimi është dhënë në datën 21 mars. Përveç dënimit, korçarët jaën dënuar edhe me një gjobë prej 1 milionë euro. Skëndërbeu mësohet se ka 60 ditë afat që të kundërshtojë këtë vendim të rëndë, që e shkatërron si klub.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook