Kanë vetëm 3 javë që dalin bashkë por duket se çifti i njohur ka vendosur ta konfirmojë lidhjen e tyre.

Pete Davidson dhe Kaia Gerber kanë dalë në publik të kapur për dore duke i lënë të gjithëve të kuptjnë se lidhja e tyre ka shkuar tashmë në një tjetër stad.

Çifti është fotografuar nga paparazzi duke dalë nga një dyqan në New York dhe për asnjë moment nuk ja kanë lëshuar duart njëri tjetrit.Ndarja e 25 vjeçarit me këngëtaren e njohur Ariana Grande u përfol mjaft në media. Pete është përfolur gjithashtu për disa romanca të shkurtra me vajza të tjera të njohura të showbizz-it.