Saturday, October 30, 2021
Google search engine
HomeLajmeE rëndë! Humbi këmbët pas përplasjes nga makina, reagon policia: Kush është...

E rëndë! Humbi këmbët pas përplasjes nga makina, reagon policia: Kush është i riu që u aksidentua sot në Sarandë

Identifikohet personi që mbeti i plagosur sot në Qafë-Gjashtë në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ku i pl agosur ka mbetur një 29-vjeçar Albjon Kreci, i cili thuhet se ka humbur dy gjymtyrët e poshtëm

Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.

I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisw:

Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perpl asur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përpl asjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments