Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajme“Shisja gjakun që të…”. Sh*kon Shkodrania, rrëfim drithërues, si i vdiq vajza...

“Shisja gjakun që të…”. Sh*kon Shkodrania, rrëfim drithërues, si i vdiq vajza 23-vjeçare? Na përloti

Agime Dushi, një grua nga Shkodra ka qenë sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer dramën e jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se ka qenë viti 1999 kur bashkëshorti i saj nga Shkodra iu bashku Luftës në Kosovë, edhe pse nuk kishin asnjë familjar apo lidhje gja ku me Kosovën. Atë e shtyu thjesht dashuria që kishte për Kosovën.

Edhe pse gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, i u largua duke e lënë Agimen me fëmijët në shtëpi. Gjatë periudhës 1999-2000 ai është kthyer disa herë në shtëpi dhe Agimja ka shkuar disa herë në Kosovë.

Ndërkohë në vitin 2000 kur ajo ishte në Shkodër, ai ra në l uftë nga shpë rthimi i një mine.

Agime e nis rrëfimin e saj që nga dita kur bashkëshorti iku pa i treguar asgjë.

“Nuk ishte i përqendruar te familja. Iku pa treguar. Vjen drejtori i shkollës ku ai punonte roje e thotë se burri ka 3 muaj që nuk ka ardhur në punë. Unë i them se nuk e di, dhe kam marrë vesh se ka ikur në luftë. E kur më pyeti a është shkodran, i them po, por e lidhi humanizmi”, rrëfen ajo.

Nëna e katër fëmijëve shton se kur mori vesh se i shoqi ishte në luftë, hapi një dyqan të vogël me artikuj shkollorë.

“Unë kam jetuar me një ndihmë ekonomike. Me atë jam munduar të rris 4 fëmijët. Askush nuk e ka pritur që bashkëshorti të shkonte në lu ftë. Kur ka ardhur pas 3 muajsh ka ardhur me një shok të tij, i cili solli disa pjesëtar të familjes që i mbajta pak në shtëpi. Pastaj iku.

Pata shkuar në Kosovë edhe unë. Kur më ndërroi jetë xhaxhai, erdha në Shkodër. E që atë ditë e sot ai nuk është kthyer më. Pastaj më morën në telefon e më thonë se Hasani është shumë i sëmurë, e duhet të vish këtu. Kur i them ma nxjerr në telefon, më thanë jo. E kështu më kanë mbajt disa ditë, derisa më thanë se ka ndërruar jetë”, rrëfen Agime.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments