Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeShowbizDeri tani kemi njohur vetëm Kejsin, por djali i vogël i Sabianit...

Deri tani kemi njohur vetëm Kejsin, por djali i vogël i Sabianit qenka kopja e tij(Foto)

Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private. Por dje në Big Brother VIP ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

”Vëllai i Madh” vendosi që ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij.

Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.

Gjatë fjalës së tij këngëtari falenderoi nënat e dy fëmijëve të tij, të cilat i quajti heroina, për kujdesin që ato kanë pasur ndaj tyre.

“Ato janë heroina Arbana, në fillim mendoja se Kejsi do të ishte xheloze, por tani ajo e do shumë dhe kujdeset për vëllanë e saj”, u shpreh Sabiani gjatë emisionit.

Fillimisht ishte Kejsi ajo që takoi të atin, dhe e falenderoi atë për kujdesin, pavarësisht ndarjes nga nëna e saj.

Më pas mbërriti dhe i vogli, i cili mund të themi me plot gojë që është kopja e këngëtarit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments