Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeShowbiz‘E kujtoj shpesh’, Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës, ja...

‘E kujtoj shpesh’, Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës, ja cfare i ka ndodhur

Adelajda Xhamani dhe Bjordi Mezini u njohën në “Big Brother Albania 2” dhe krijuan një nga historitë më të bukura të dashurisë. Ata vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia e famshme derisa i dhanë fu nd në vitin 2012.

Në vitin 2017, Adeljada u nd a nga jeta, lajm i cili tronditi mbarë publikun e sigurisht edhe Bjordin, i cili shprehet se vazhdon ta kujtojë shpesh.

“Unë dhe Adela kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, dhe rrugët tona ishin ndarë, ishim dy njerëz që kishim ndarë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë, por po normalisht që e kujtoj shpesh, ka qenë shumë e rëndësishme, ishte një vajzë fantastike dhe nuk e mohoj dot”, tha Bjordi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”,

Sa i përket jetës së tij private, ai tha se ka shumë kohë që nuk “gjuan”, del në club, por nuk flirton. Sa i përket marrëdhënies aktuale, Bjordi tha se është e komplikuar.

Aktualisht Bjordi është regjisor i serialit “H.O.T” që do të nisë këtë të diel.

Gjatë emisionit Bjordi tha se aktorët janë treguar shumë të përkushtuar, me teka minimaliste. Këto teka kanë qenë lidhur me orarin, veshjen apo grimin

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments