Sunday, October 31, 2021
Google search engine
HomeLajmeBye bye kamion! Nga sot shqiptarët në Angli me helikopter(Video)

Bye bye kamion! Nga sot shqiptarët në Angli me helikopter(Video)

Katër emigrantë shqiptarë janë përpjekur të fluturojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar me një mjet të lehtë fluturues dhe sipas prokurorëve besohet se është hera e parë që tentohet një kalim i tillë ilegal.

Katër shqiptarët, 2 femra 1 fëmijë dhe një burrë janë arre stuar së bashku me pilotin anglez dhe 2 britanikë të tjerë të dyshuar si k ontraba ndistë teksa po tentohej që të nisnin fluturimin nga një fushë aviacioni në Marck në veri të Francës.

Ky vend njihet si një pikë kalimi për emigrantët e jashtëligjshëm që tentojnë të kalojnë kanalin për të shkuar në Britani, kalim që ky zakonisht bëhet me gomone ose me kamiona. Prokurorët francezë shprehen se ky është rasti i parë i dokumentuar ku emigrantët tentojnë të kalojnë kanalin Le Mansh me helikopter.

Fill pas arres timit nëna shqiptare së bashku me fëmijën kanë mundur t’u shpëtojnë autoriteteve ndërkohë që 2 shqiptarët e tjerë ndodhen ende në arr est. K.H/ tiranapost.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments