Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeEksperti i njohur: Vd*kja e 4 turistëve është ngjarje shumë enigmatike, që...

Eksperti i njohur: Vd*kja e 4 turistëve është ngjarje shumë enigmatike, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë! Ja çfarë mund ta ketë shkaktuar tragjedinë!

Fatjon Softa, ekspert sigurie, u shpreh se vde kja e 4 turistëve rusë “është ngjarje shumë enigmatike, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë”.

“Sa i përket mostrave të ujit, duhen marrë nga Instituti i Higjienës dhe jo punonjësit e policisë. Por, më duket e çuditshme që ndiqet pista e klorit, pasi si substancë është i rrezikshëm, por i tretur në ujë nuk përbën shkallë të madhe rrez ikshmërie. Më tej, kemi të bëjmë me 4 njerëz, dy meshkuj dhe dy femra, në grupmosha të ndryshme, që nuk mund ta kenë të njëjtë reagimin ndaj një gazi apo substance. Nëse kthehemi për të marrë prapë mostra uji, atëherë ekspertiza mjeko-ligjore ka qenë e pamjaftueshme. Mostrat nuk janë më të vlefshme nëse kthehesh pas shumë orësh”, u shpreh Softa.

Sipas tij, mund të jenë përdorur elementë biologjikë: “Unë mendoj se mund të jenë përdorur elementët biologjikë. Policia shqiptare nuk ka detektorë për t’i gjetur këto elementë. Edhe në rastet që kemi dëgjuar me liderin e opozitës në Rusi, janë kryer analizat në laboratorët e Gjermanisë. Në raste të tilla, duhet të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë. Përgjigjet duhet të vijnë shpejt, pasi do të dëmtohet turizmi ynë duke qenë se rusët po vijnë në vendin tonë shpesh”.

Në fund, Softa nënvizoi se “duhet të kontrollohen edhe komunikimet elektronike që turistët kanë pasur, që hetimi të bëhet më i plotë”, deklaroi eksperti në “Debat”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments