Saturday, October 30, 2021
Google search engine
HomeShowbizFatmira Brecani nxjerr te pathenat nga dasma e vajzes se Sali Berishes,...

Fatmira Brecani nxjerr te pathenat nga dasma e vajzes se Sali Berishes, ja cfare me tha Saliu

Fatmira Breçani ka zbuluar detaje nga dasma e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argitës. Ne kete dasme, Brecani ka qenë e ftuar të këndonte.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Breçani ka zbuluar reagimin e ish-kryeministrit dhe miqesine me te.

Ajo thotë se Berisha s’ka kërcyer, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.

Ti ke martuar shumë cifte, por një ndër ato ka qenë dhe vajza e Berishës para shumë vitesh Argita

Fatmira Breçani: E vërtetë është

Doktori kur dëgjoi këngët e tua në dasmën e vajzës, kërceu?

Fatmira Breçani: Nuk ka kërcyer por e ka shijuar muzikën në maksimum

Është edhe miku yt më i ngushtë apo jo?

Fatmira Breçani: E kemi mik, tropojan e duam shumë dhe kemi respekt e ai kur se shijon këngën time të kujt do shijojë? Si tropojan që jemi

I ke kënduar edhe udhëheqjes para 90-ës, Enver Hoxhës e Berishës pas 90?

Fatmira Breçani: Kur ka qenë Enveri s’ka pas shanse me u bë as mbrëmje as festë as dasmë pa u u këndu e pa u hap me këngën Enver Hoxha e mprehu shpatën.

Si është kjo kënga ?

Fatmira Breçani: Tani s’jam duke e këndu, s’ke shanc me më fut me këndu, e kam këndu në atë kohë, të gjithë skemi pas ku shkojmë, por atëherë që e kemi kënduar kemi qenë të privilegjuar.

Por për Berishën kam kënduar me kënaqësi, është dhe një këngë festive me ritmin e valles së Tropojës dhe e kërcejnë të gjithë shqiptarët.

Shiko, ke njerëz të ma rrosur pas Berishës, ke njerëz të ma rrosur pas Ramës, problemi është që duan dhe zërin tim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments