Sunday, October 31, 2021
Google search engine
HomeLajmeI shpëtoi jetën dhjetëra grekëve duke vënë në rrezik jetën e tij...

I shpëtoi jetën dhjetëra grekëve duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes, Greqia ben gjestin e madh per emigrantin shqiptar

Nga Robert Goro

Një emigranti shqiptar në Greqi do t’i jepet nënshtetësia greke në shenjë nderimi për kontributin e tij gjatë zj arrit në Atikën Lindore më 23-24 korrik. Ai është Agim Cufe nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shka tërrua nga zjarri, dhe ku humbën jetën 98 njerëz.

Edhe pse nga zjarri rre zikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptinë. Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.

Ministria e Brendshme bën të ditur se dekreti për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa tre emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi, është hartuar nga ministri dhe do t’i dërgohet për firmë presidentit të republikës, siç parashikon procedura.(Ora News)

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments