Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeE bujshme! Për herë të parë Sali Berisha tregon se kush e...

E bujshme! Për herë të parë Sali Berisha tregon se kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin

Vr.as.ja e Azem Hajdarit është kthyer sërish në vëmendje 22 vite pas ngjarjes që i mori jetën eksponentit të lëvizjes së Dhjetorit teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në pritë Azem Hajdarin e nxori Fatos Klosi.

Më tej Berisha tregoi se në zyrën e tij, pak pas vrasjes kishte mbërritur një simpatizant i partisë, i cili ishte ndjerë fajtor për ngjarjen. Kjo sepse ai kishte sinjalizuar Hajdarin për një makinë të dyshimtë, që qëndronte pranë selisë së PD-së.
Fevziu: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?
Berisha: Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.

Fevziu: Kush ishte personi që i ngjalli besim dhe e bëri të bënte 100 metra në këmbë, ndërkohë që Azem Hajdari dihej që ruhej dhe ishte i kujdesshëm.
Berisha: Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vr.a.va Azem Hajdarin, sepse kështu më ndodhi. Më tha që i kishin thënë t’i thoshte Azemit se aty është një makinë. Ai ishte i tr.n.ditur. Ky ishte një mil.itant i partisë demokratike. Ai nuk ishte lidhje. Kishte një radio të shërbimit informativ në makinën nga e cila u që.llua. Pse doli Azemi? Jam shumë dakord që ai ishte i kujdeshëhm. Ai mendoi çfarë mund të ishte kjo makinë. Ai mund të nxirrte bodigu.ardët. Bëri një vlerësim të gabuar.

Fevziu: A mund të ketë një kurth nga persona brenda PD?

Absolutisht jo. Nëse merret kurth ky, që tjetri i tha se jashtë ka një makinë…

Fevziu: U zhduk celulari i Azem Hajdarit, a mund të ketë qenë një telefonatë e një personi të afërt që ai i ka zënë besë për të dalë?

Berisha: Unë nuk besoj se ka qenë një telefonatë e personave të afërt. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda dhe nuk e kam ndjekur si ka shkuar ky problem. Sa i përket telefonit, sigurisht që vrasësit do të merrnin telefonin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments