Sunday, October 31, 2021
Google search engine
HomeLajmeIlir Meta publikon faktin alarmant për Shqipërinë, nxjerr të dhënat tro*ditëse, ja...

Ilir Meta publikon faktin alarmant për Shqipërinë, nxjerr të dhënat tro*ditëse, ja çfarë ka ndodhur në vendin tonë

Presidenti Ilir Meta thotë se grafiku i publikuar nga FMN, sipas të cilit Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vde kjeve në Europë në vitin 2020 eshte një fakt alarmant.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve “të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët”.

POSTIMI I PLOTE

Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Duhen zbuluar dhe elim inuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve.

Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments