Saturday, October 30, 2021
Google search engine
HomeLajmeEmigranti vjen ne Lezhe dhe blen shtëpi në Shqipëri me pas ikën...

Emigranti vjen ne Lezhe dhe blen shtëpi në Shqipëri me pas ikën në Itali, sh*kohet nga ajo që zbulon

Ai quhet Arben Mazreku dhe eshte nga Lezha. Por jeton e punon në Itali. Para disa kohesh, me parate e fituara ne emigrim, ai bleu një apartament në lagjen “Besëlidhja” nga shoqëria “I-AS sh.p.k.”. Në Gusht 2015, Arbeni u pajis edhe me certifikatë pronësie, por në Shqipëri duket se nuk ka vlerë as hipoteka.

Për shkak të problemeve me bankën, për pronarin e pallatit u vendos sekuestro për 2 apartamente, por përmbaruesi Brahim Muça, në mënyrë arbitrare, vendosi shtëpinë e Arben Mazrekut.

“Unë jam pronar vetëm me letra se çelësat nuk i kam unë! Ma ka bllokuar përmbaruesi Brahim Muça. Në Gusht 2015 u futa në shtëpi. Shkova në Itali dhe më thanë kushërinjtë që përmbaruesi kishte bllokuar shtëpinë. Kishte vendim gjykate për të bllokuar dy hyrje të Ndue Shkurtit, numrin 13 dhe 14”, shprehet denoncuesi.

Gazetarja e emisionit “Stop” u shpreh se sipas gjykatës, përmbaruesi duhet të sekuestronte apartamentet me numër 13 dhe 14 dhe jo apartamentin numër 12 që ishte e Arben Mazrekut.

“Unë bëra denoncim në polici dhe çështja shkoi në prokurori. Prokuroria dhe gjykata e pushuan çështjen, prandaj iu drejtova emisionit ‘Stop’”, thotë Mazreku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments