Saturday, October 30, 2021
Google search engine
HomeLajme“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit bën për spital këngëtaren...

“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit bën për spital këngëtaren duke pësuar një su lm…, thirret ambulanca për Fifin, zbardhet e gjithë biseda

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ose ‘Fifi’ nuk është ndjerë mirë në shtëpine e ‘Big Brother VIP’. Banorët e tjerë kanë kërkuar një ndihmë të shpjetë që të vijnë një ambulancë.

Kjo gjendje e Fifit ka ardhur si pasojë e deklaratës së Granitit që është shprehur se “Unë të dua shumë si person, por…”, duket që këngëtarja është ndjerë e lënduar dhe është larguar e mërzitur.

Kjo bisedë u bë në dhomën e gjumit, gjatë kohës që Graniti, Fifi, Sabiani dhe Iliri po qëndronin në një krevat. Pas deklaratës, Fifi vendosi të çohej dhe të shkonte në krevatin e saj.

Fifi i tha konkurrentit që ta linte të qetë dhe të mos i shkonte nga pas, sepse nuk dëshironte të fliste me të.

Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…

Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.

Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok. Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet).
Pas kësaj bisede, këngëtarja ka pësuar një sulm paniku. Edhe pse banorët e tjerë në shtëpi u munduan ta qetësonin, ajo nuk arriti t’i kontrollonte dot emocionet e forta që po përjetonte. Të shqetësuar, banorët i kërkuan vëllait të madh që të sjellë një ambulancë për Fifin, sepse gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Kjo situatë e tensionuar shqetësoi shumë edhe Granitin, i cili vinte vërdall nëpër shtëpi, pasi nuk mund të fliste me Fifin. Mirëpo, pasi gjendja shëndetësore e artistes u stabilizua, ajo vendosi të flasë me Granitin për gjithçka ndodhi pas përfundimit të spektaklit.

Pjesë nga biseda që bënë në oborrin e shtëpisë:

Granit Cana: Më vjen shumë keq. Sinqerisht më vjen shumë keq. S’kam dasht kurrë me të l ëndu! Të kam këtu në zemër. Asnjëherë nuk kam dasht me të shfrytëzu. E di që ndoshta më ur ren, por dije që ka me ardh nji ditë që ki me vlerësu këtë që e bona.

Fifi: Edhe unë. Kur të thash në drekë ‘po du me e lon këtë muhabet’, më the ‘jo’. Pse?

Granit Cana: S’e mbaj mend. Po s’kam dasht me të bo keq.

Fifi: Jo, po kur më thu aty duhet me luft u edhe pastaj… Kurrë në jetë, sot e 700 vjet s’bëhet fjalë për shoqni, se po më duket vetja e vogël shumë kur ma thu.

Granit Cana: Po më vjen keq Fif shumë që…

Fifi: Që s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Më vjen shumë keq që ndodhën këto sene. Dëgjova ça ndodhi aty mrena edhe u luta për ty shumë.

Fifi: Më tregoi Sabiani, faleminderit që je lut për mu! Kur e ke dit që s’ka kurrgjo, pse s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Në dhomën e surprizave të kam thënë që ja ke nis me u ac aru, me u bo keq. Të kam thon ‘hajde t’ja lëmë kohës të shohim çfarë po ndodh’.

Fifi: Moj hanë! Jo!

Granit Cana: Sido që të jetë, ti për mu gjithmonë do mbetesh njeriu i preferuar në këtë shtëpi.

Fifi: Për mu jo. Me fal, ta fal, por me e harru, s’ta harroj kurrë në jetë!

Ilir Shaqiri dhe Sabiani ishin të vetmit që u munduan të qetësonin si Granitin, ashtu edhe Fifin, pas deklaratës së ish-futbollistit. Madje Iliri vendosi të flasë më vete me Granitin. Ai i tha:

“Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë k ujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me ka përdi gjonat.

Më mirë të lënd ohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj.

Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments