Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeDurrsakja po pinte me dashnorin, ndodh e paimagjinueshmja kur i hyn burri...

Durrsakja po pinte me dashnorin, ndodh e paimagjinueshmja kur i hyn burri në lokal (Video)

Një inskenim pothuajse perfekt për në teatër është dëshmuar mbrëmjen e sotme në një lokal pranë Muzeut të Dëshmorëve në qytetin e Durrësit.
Një çift dashnorësh, që kanë rrezikuar të kapen në flagrancë nga bashkëshorti i gruas, kanë inskenuar para një lokali një skenë sikur ishin të dehur, raporton Durrës Lajm.

Madje dëshmitarët në vendngjarje kanë thirrur edhe ambulancën dhe policinë, pasi çifti ishte i shtrirë në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve, një burrë, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Durrës, dhe një grua, të dy të moshës rreth 50 vjeç kanë qenë duke pirë në një lokal, kur papritur aty ka hyrë dhe burri i gruas. Kjo e fundit është ngritur menjëherë dhe është futur në banjë.

Ndërsa burri kërkonte gruan, çifti i dashnorëve u hoq sikur ishin dehur dhe madje u shtrinë në rrugë, në një prej trotuareve në krah të Muzeut të Dëshmorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ambulanca që tentuan t’i jepnin ndihmën e parë atyre.

Madje dhe qytetarët e pranishëm u ofruan t’i jepnin ndihmën e parë. Por sipas dëshmitarëve gjithçka u inskenua për të mbuluar lidhjen e fshehtë mes të dyve dhe për të shpëtuar nga furia e zemërimit të burrit, që do të kapte në flagrancë gruan e tij me një tjetër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments