Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeHoroskopi për ditën e martë, 26 tetor 2021

Horoskopi për ditën e martë, 26 tetor 2021

Horoskopi i ditës i Paolo Fox, parashikimet për të martën 26 tetor 2021, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al

Ja ku jemi, i afrohemi ditës së dytë të kësaj jave që sapo ka nisur dhe Halloween-i po afro, për shumë nga ne, një mundësi për të bërë një udhëtim jashtë qytetit. Edhe ti? Keni tashmë plane apo thjesht doni të zbuloni se çfarë do të ndodhë këtë të martë? Le të zbulojmë gjithçka me parashikimet nga astrologu i njohur Paolo Fox!

Horoskopi Paolo Fox, Dashi:

Në dashuri, kjo e martë nuk është dita e duhur për të zgjidhur problemet, më mirë ta shtyni një diskutim të mundshëm. Në punë, mos hiqni dorë nga diçka që po ju zien në kokë, gjeni kohë për të reflektuar dhe për të vepruar!

Horoskopi i Paolo Fox, Demi:

Mundohuni ta mbani punën jashtë dhe sa më larg nga jeta juaj e dashurisë sepse mund të krijoni tensione të panevojshme me partnerin/en tuaj. Në punë, kujdes nga polemikat, por gjithsesi deri të premten do të duhet t’i sqaroni gjërat!

Horoskopi i Paolo Fox, Binjakët:

Në dashuri, sa më shumë t’i afrohemi Nëntorit, aq më shumë do të ketë mundësi të bukura për t’i shfrytëzuar. Në punë, ata që qëndrojnë në një lloj staniacioni këto kohë, tani mund të rifillojnë të aktivizohen dhe periudha në vazhdin është shumë pozitivë, por ju mos u ndikoni nga askush, sepse askush nuk ka të drejtë të vendosë për ju dhe të ndikojë tek ju! Vendosni me kokën tuaj!

Horoskopi i Paolo Fox, Gaforrja:

Hëna është në anën tuaj këtë të martë 26 dhe dita është e duhura për të kërkuar shpjegime në dashuri. Takimet janë të pritshme, por mos mendoni më për të kaluarën. Në punë, disa që u treguan më të fortë nuk po arrijnë suksese të mëdha dhe kjo ju jep njëfarë kënaqësie!

Horoskopi i Paolo Fox, Luani:

Hëna nga data 29 do të jetë në anën tuaj dhe muaji që vjen do të premtojë të mira në dashuri. Në punë, kini kujdes për ata që nuk përmbahen dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre!

Horoskopi i Paolo Fox, Virgjëresha:

Nëntori po vjen dhe shumë probleme sentimentale më në fund do të zgjidhen. Në punë, është koha të mendoni për të ardhmen: jini konkret, pragmatik dhe mos harroni diçka, ju, dini të realizoni ide të reja!

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja:

Në dashuri e marta 26 nuk është më e mira, kini kujdes nga debatet me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe Dashit. Në punë, nëse keni një takim, është më mirë të mos e zgjasnin shumë bisedën, për të shmangur pengesat dhe problemet!

Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi:

Lajm i mirë në dashuri, dita është e mrekullueshme për të përjetuar emocione të bukura. Në punë përpiquni të jeni më të vendosur dhe të mos zemëroheni shumë, nuk ia vlen!

Horoskopi i Paolo Fox, Shigjetari:

Hëna nuk është më kundër dhe kjo sjell një lajm të mirë në dashuri, mund të lindin histori të qëndrueshme. Në punë, lajmet e mira vijnë pas një periudhe të errët, por përpiquni të tregoheni pak më të duruar dhe gjithçka do të shkojë mirë!

Horoskopi i Paolo Fox, Bricjapi:

Në dashuri shihen vetëm pak shqetësime të vogla, por të gjitha të zgjidhshme. Në punë është konfirmuar një takim i rëndësishëm dhe kjo ju nervozon pak!

Horoskopi i Paolo Fox, Ujori:

Dashuria premton për mirë, por përpiquni të mos bëni polemika të kota dhe boshe. Në punë dhe aspektin financiar jeni duke u përballur me një shpenzim të papritur. Shtojini këtu që ka edhe një pengesë për t’u përballur.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshqit:

Nëse doni të flisni për gjëra të rëndësishme bëjeni në ditët në vijim, jo tani. Në punë, përpiquni të realizoni një projekt dhe për të ardhmen, prisni se do të ketë lajme të mira! /noa.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments