Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeJetë dhe StilKa gruan të sëmurë me kancer gjiri, bashkëshorti: Qaja cdo dite, kalova...

Ka gruan të sëmurë me kancer gjiri, bashkëshorti: Qaja cdo dite, kalova në paralizë

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, një muaj gjatë të cilit është në qendër të vëmendjes ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit, një sëmundje prej së cilës sulmohen mijëra gra e vajza. “Ka Një Mesazh Për ty”, rubrika e dashur e emisionit të përhershëm që shoqëron ditën familjare të pushimit, “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka një mesazh për të gjithë ju, njësoj si Iliri dhe fëmijët e tij, që kanë një mesazh për bashkëshorten dhe nënën e tyre, Kumrien.

Ilir: Ka qenë viti ‘96 që ne kemi lidhur kurorë. Deri në Tetor të vitit 2020, i luteshim Zotit “O Zot na lër me këto të mirat”. Në Tetor të 2020, siç dilja gjithmonë me bashkëshorten të bënim vizita, e merrja mbrapa në motor dhe i thosha “m’u afro, më shtrëngo se ndoshta më lëviz motori”. “Jo Ilir, nuk mund të afrohem dot se diçka sikur më ngacmon te gjoksi” më tha. Në atë moment kam ndalur motorin. “Po pse nuk shkon të bësh vizita?” Nga jeta ime, unë kam qenë 13 vjet emigrant në Itali dhe ata kishin një gjë të mirë që i bënin kontroll të plotë trupit. Unë nga ai rast mësova që çdo dy muaj më mirë t’i bëj unë parapritë sëmundjes sesa të më mposhtë sëmundja.

I thashë bashkëshortes, “Pse e lë veten pas dore?” Më tha: “E kam vendosur, nesër do të shkoj të bëj vizitën”. E lamë, në orën 10 do të paraqiteshim pranë mjekes për të bërë grafinë dhe për çdo gjë të më merrte në telefon. Pasi më ka marrë në telefon, kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime, prapa telefonit një njeri që po vajtonte, s’arrinte të shqiptonte fjalët, vetëm më tha: “Jam te ‘Nëntë Katëshet’, të lutem sa më shpejt. Shkoj atje, e gjej në trotuar, më thotë “Ilir, më kanë thënë për operacion”.

Nga mamografia kishte bërë ekon, pas ekos, i duhej urgjentisht një vizitë komplekse. Nga 23 gjëndra, 6 i dalin me probleme. Vazhduam 8 seanca kimioterapie, pas tyre edhe rrezet. Doktoresha që e kishte nën vëzhgim, më thërret e më thotë: “Të lutem, Ilir, do të të jap një porosi. 40% sëmundjen e mposht vetëm kurajoja sepse prej saj krijohen antitrupa që e luftojnë sëmundjen ndaj gjithmonë duhet të kesh parasysh t’i japësh mbështetjen maksimale Kumries në këtë fazë sepse ti dhe familja jote do të jeni mbështetja kryesore. Ndenja deri në 10 të darkës jashtë, s’mund t’i rrija dot përballë sepse mbytesha në vaj saqë nga stresi i madh që m’u krijua kalova edhe vetë një ishemi cerebrale, paralizë në krahun e majtë, më ka sjellë ambulanca në gjendje kome. Shyqyr Zotit e kalova./tvklan.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments