Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeShowbizPuthja e Borës dhe Donaldit ishte e programuar me skenar? Reagon gazetarja...

Puthja e Borës dhe Donaldit ishte e programuar me skenar? Reagon gazetarja e njohur dhe nxjerr detajet e bujshme

Mbrëmja e së premtes në “Big Brother Vip” do të mbahet mend gjatë pasi momenti romantik mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte një ndër ata që rrallëherë ndodhin në televizion.

Madje dita e djeshme iu dedikua vetëm dyshes në të gjithë Shqipërinë, ku “Mirëmëngjes, Mirëdita, Mirëmbrëma dhe Natën e Mirë” iu kushtuan vetëm atyre, gjë që u përhap dhe nga personazhet e njohur të ekranit.

Ndërkohë ditën e sotme në “Fun Club” u diskutua pikërisht për këtë moment edhe puthjen e shumë komentuar të tyre, çiftit që ishin ndarë prej disa muajsh.

E ftuar në studio, Desara tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë.

Këtë gjë e ka mbështetur plotësisht edhe Iva Tiço, e cila tha:

“Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndie”.

Nga ana tjetër, nuk u la pa u komentuar as raporti i Borës me shoqen e saj të ngushtë, Semin.

“Do e cojë qëllimin e tij deri në fund dhe besoj që është i karikuar për mirë. Futja e Borës i ka dhënë një shtysë që të luftojë, madje edhe Semit. Është shumë e vështirë sot që të kesh një shoqe shumë të mirë dhe mendoj që Bora e tregoi se është një bashkëshorte dhe shoqe shumë e mirë”, tha Suada.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments