Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeSh*kon analistja franceze: Kosova është “kolonizuar” nga shqiptarët dhe është e serbëve(Video)

Sh*kon analistja franceze: Kosova është “kolonizuar” nga shqiptarët dhe është e serbëve(Video)

Analistja franceze Marion Marechal që drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, ka dhënë disa komente të pabaza në një televizion francez.

Duke komentuar ardhjen e madhe të myslimanëve në Francë, nga shtetet që dikur ishin të push tuara dhe sunduara nga vetë Franca, Marechal ka thënë se kjo mund të ndryshojë historinë e shteteve.

Gjatë argumentimit të mendimit të saj, ajo ka thënë se Kosova është vend historikisht ortodoks serb, por që është “kol oninzuar” gjatë viteve nga shqiptarët “myslimanë”.

“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend ortodoks kryesisht serb është kolo nizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Kjo deklaratë e saj, përveç që nga ana logjike nuk ka kuptim, nuk ka as bazë historike.

Së pari, shqiptarët nuk kanë qenë myslimanë gjatë viteve para pushtimit osman dhe përkundrazi kanë pasur një shumicë dominuese të krishterë. Dhe së dyti, ishin serbët ata që u munduan të kolonizojnë Kosovën gjatë viteve 90-ta me politikat shov iniste të spa strimit et nik të Sll obodan Millos heviqit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments