Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeShowbiz‘Ti e shet veten për…’/ Sh err mes Palomës dhe Sheilës në...

‘Ti e shet veten për…’/ Sh err mes Palomës dhe Sheilës në Big Brother: Skuthe, qepe gojën se të(Video)

Paloma dhe Sheila Haxhiraj patën një debat të fortë mbrëmjen e djeshme, i cili kaloi edhe në ofendime. Sipas këngëtares, Paloma shkoi ta përgjojë teksa fliste me Semin dhe Beniadën në dhomë.

Më pas, ajo i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur mirë temën e diskutimit dhe se çfarë ishte thënë mes vajzave. Kjo gjë e ka acaruar Haxhirajn, e cila e quajti gazetaren “filmaxhie”, “skemaxhie” dhe e cilësoi si një person që e shet veten për pesë followers-a.

Debati agravoi kur këngëtarja i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas zënkave është të zërë be, e sidomos vajzën e saj. Kjo deklaratë bëri që Paloma të ngrinte zërin për t’i thënë Sheilës se ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.

Pjesë nga biseda:

Sheila Haxhiraj: S’ke punë të më bësh pyetje mua në një muhabet që nuk je e përfshirë mi goc dhe rri dëgjon prapa derës, s’ishe fare prezente. Unë po flisja me të tjerë.

Paloma: Dua i të dëgjoj.

Sheila Haxhiraj: Ti shiko çfarë bën ti, se unë isha prezente aty.

Paloma: Pse e përfshive Semin dhe jo Beniadën.

Sheila Haxhiraj: Sepse ishte situatë mes meje dhe asaj. Normal që dëgjove se ishe pas derës.

Paloma: Aty mrapa derës do rri.

Sheila Haxhiraj: Ze içik be tashi se e ke zakon, thuaj për kokën e njërit e tjetrit.

Paloma: Ti shif skuthlliqet e tua.

Sheila Haxhiraj: Unë ça kam t’i them në sy zemra.

Paloma: Vazhdo kontraktohu, merr dhe pozicion.

Sheila Haxhiraj: Të paktën skemaxhie, filmaxhie si puna jote s’jam. Që e shet veten për pesë follow aty.

Paloma: E shet ti mi shpirt se ti je e dëshpëruar për atë punë. Më lumtë, të gjitha i kam.

Sheila Haxhiraj: Kujto se janë njerëzit idiotë të të kuptojnë ty.

Paloma: Po ti kush je?

Sheila Haxhiraj: Kjo që jam këtu, ta kthej përgjigjen në sy.

Paloma: Zysh Sheila!

Sheila Haxhiraj: Zysh jam, po skuthe s’jam!

Paloma: Kujdes me ofendime, se s’po të ofendoj.

Sheila Haxhiraj: Dhe mua mos m’i thuaj këto kështu.

Paloma: Të të vijë zor për betë!

Sheila Haxhiraj: Turp të të vijë ty që zë vajzën tënde be për budalliqe dhe çikërrima.

Paloma: Është pjella ime në fund të ditës.

Sheila Haxhiraj: E ke gjënë më të shenjtë!

Paloma: Ik tregoji fytyrën tate publikut se kush je në të vërtet. Skenariste e frikshme je!

Sheila Haxhiraj: Mos më çaj kokën!

Paloma: Turp të të vijë! E para dhe e fundit herë që të dëgjoj të flasësh për fëmijën tim!

Sheila Haxhiraj: E ke përmendur vetë!

Paloma: Se ça nxjerr unë nga goja është e drejta ime. Ti mbylle gojën! Është territori im, jo i yti. Se çfarë përmend e zë be është e drejta ime. Ti qepe gojën! Mbylle gojën! Për fëmijën time s’të lejoj ty e askënd tjetër.

Sheila Haxhiraj: Për fëmijën dhe familjen tënde kam respekt!

S’kam nevojë të ngelet respekti te ty. Për fëmijën tim mbyll gojën. E kam zënë unë, jam unë e përgjegjshme. Ça ke, e ke ballë për ballë me mua. Kur s’të pëlqen pyetja ime, thuaj s’dua të ma bësh ti.

Sheila Haxhiraj: Po flas për gjërat që ti thua. Fëmija yt ta ka fal Zoti dhe nuk të kam përmendur kurrë ty dhe askënd. Ti e ke përmendur vetë. Në këtë shtëpi unë përmend fjalët që ke thënë ti dhe çdo njeri.

Paloma: Me fëmijën tim s’të lejoj në mënyrë kategorike. E përfaqësoj unë vetë karakterin tim. S’ke ardhur ti të përcaktosh karakterin tim.

Sheila Haxhiraj: As ti s’ke ardhur të përcaktosh karakterin tim. Ti ofendon veten me sjelljet që bën, s’më ofendon mua, je larg shumë, s’kam ngel të më ofendosh ti.

Pas këtij konflikti, Paloma shkoi të qëndrojë vetëm në dhomën e gjumit, ku edhe shp ërtheu në lot.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments