Thursday, October 28, 2021
Google search engine
HomeLajmeHer*ina në Durrës/ Kush është biznesmeni i arrestuar(Emri)

Her*ina në Durrës/ Kush është biznesmeni i arrestuar(Emri)

Arian Çerma, 45 vjeç, banues në Durrës, është një nga dy të arrestuarit në kuadër të operacionit në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 45.5 kg he roinë.

“Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip ‘Scania’ në pronësi të shtetasit Arian Çerma, që drejtohej nga shtetasi Olgert Duda dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar her oinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë”, njoftoi policia.

Arian Çerma rezulton pronari i kompanisë me emër tregtar “Hensi Trans” dhe fushë veprimtarie “Transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash ushqimore e industrial për të tretë e me qira”.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania i ka zyrat në lagjen 13 në Durrës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments