Tuesday, October 26, 2021
Google search engine
HomeLajmeKush e vr*u Doraldën? Zbardhen detaje rrëqethëse për 32-vjeçaren që u gjet...

Kush e vr*u Doraldën? Zbardhen detaje rrëqethëse për 32-vjeçaren që u gjet e varur, flet e ëma: Ish-dhëndri e dh*nonte s*ksualisht

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” u trajtua pjesa e tretë e ngjarjes tra gjike ku humbi jetën Doralda Dashi.

Detaje rrëqethëse dolën në dritë ditën e sotme mbi ngjarjen tra gjike të vd ekjes së 32-vjeçares. Gazetarja e emisionit Anila Ahmataj ishte në vendngjarje ku dëshmi të reja janë dhënë nga nëna e të ndjerës, e cila deklaroi se e bija dhu nohej nga bashkëshorti edhe s e k sualisht!

“Vajzën ai e ka dh u nuar edhe se k s ualisht duke i kërkuar marrëdhënie se k suale me dh unë. Më kishte treguar vet vajza, kur kishte ndodhur pasi kishte shkuar te gjinekologu dhe rezultoi shtatzënë. Pronari vajzës më tha mua dhe kunatit që telefoni i saj s’ka pushuar gjithë ditën. Dua të di kush e merrte atë ditë vajzën. Ai e ka detyruar që të marri leje 15 minuta më parë. Kush ma v r au Aldën. Më 13 korrik të këtij viti e takoi, e thirri për një takim, u takuan”, deklaroi nëna e 32-vjeçares.

Ndërsa babai i saj tha se ish-dhëndri e kishte kër cënuar më parë dhe se e kishin ndaluar kolegët.

“Vendngjarja ishte e shkatërruar, pema ishte e prerë dhe pastruar gjithë vendi. Vajza ime në videon e fundit është e qetë dhe jo e shqetësuar. Edhe pronari i punës edhe kolegët e saj nuk kanë qenë bashkëpunuese sepse fillimisht na kanë thënë që Aldën e ka v r arë bashkëshorti i saj. Mirëpo edhe ata ndihen të presionuar për këtë ngjarje. Kjo ngjarje për mua është bërë nga burri i saj, i cili veproi atë që pohoi një javë më parë. Në 1 nëntor të 2019 dhëndri erdhi me një shok tjetër me thikë dhe kaçavidë të më vr i ste. I kishte thënë Aldës ‘që atë babin tënd do ia tregoj unë’. Unë hyra në furgonin e punës dhe u ndalua nga kolegët e mi. Shkova në komisariat dhe bëra denoncimin por të nesërmen u panë duke festuar me një polic sekser i dhëndrit. E kanë pyetur për mua nëse kam lekë”, tha i ati i vik timës.

Doralda Dashi, sipas policisë, u gjet e vetëv arur në një pemë tek kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë më 17 gusht të këtij viti. Familja e 32-vjeçares nuk e ka pranuar versionin e policisë dhe ka akuzuar ish-dhëndrin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments