Daniela Prenga është e reja shqiptare e cila ka paraqitur një argument të pazakontë për të përfituar azilin në Britani.

Arsyeja që ajo emigroi ishte pasi donin ta martonin pa dëshirën e saj.

“Ata ishin të gatshëm të përdorin forcën për të pranuar martesën”, është shprehur ajo.

26-vjeçarja shkoi fillimisht në Hungari pastaj në Britani.

Një vit më pas, ajo mori një pasaportë në Hungari për të shkuar sërish në Britani, ku kishte të dashurin. Por, sërish u zbulua.

Prenga udhëtoi me pasaportë false dhe u kap në vitin 2015 si emigrante il*gale dhe për këtë u d*nua me 90 orë punë të papaguar.

Tashmë ajo është bashkuar me të dashurin e saj, me të cilin ka dhe fëmijë.