Një qytetar nga Shkodra kërkoi ndihmën e repartit të FNSH-së, pasi ishte bllokuar nga dëbora në fshatin Ndërmollas, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”.

Mësohet se burri me iniciale M.Sh., po shkonte për në stan, ku kishte bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

“Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes”, sqaron Policia në njoftim.

Policia në ndihmë të qytetarëve në nevojë Nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër dje në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes.#24orënëshërbimintuaj

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër am Freitag, 11. Januar 2019