Rudina Hajdari mori vendimin për të mos dorëzuar mandatin e deputetit dhe kjo pati reagime të shumta.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili u shpreh i rezervuar gjatë komentit në  rubrikën “Opinion”, ku tha se Rudina Hajdari është në moshë të re dhe ‘gabimet e saj’ duhet të shihen jo si pengesë, por si elementë mësimi.

“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentit  dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit”, tha Mustafaj.

Ish-diplomati shqiptar, Besnik Mustafaj, tha se shefi i qeverisë, Edi Rama, mund të gjejë kandidatë të pavarur për të krijuar një konfiguracion shumëngjyrësh nga radhët e opozitës për zgjedhjet lokale.

“Edi Rama nuk ka treguar dhe nuk po tregon që është një burrë shteti. Unë besoj se Edi Rama e keqkupton edhe atë që e quani ju “mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Evolucioni i ndërkombëtarëve është i pritshëm. Opozita ka shkuar aq larg sa nuk mund të ketë kthim pas. Unë nuk e kuptoj se pse i kërkojnë kthim pas Bashës. Edi Rama ka një natyrë shumë bizantine dhe ai do të gjejë kandidatë të pavarur nga opozita dhe do të krijojë një konfiguracion shumëngjyrësh në zgjedhjet lokale dhe kjo nuk do më çudiste shumë nëse do ta bënte Edi Rama”, tha ai.