Mançester Siti është vetëm 1 ndeshje larg fitimi të titullit kampion. Djemve të Guardiolës u duhet të fitojnë ditën e sotme ndaj Brajtonit për tu kurorëzuar. Ndërkohë, në fundjavën që vjen, Siti do të luajë finalen e “FA Cup” kundër Uatfordit dhe nëse arrijnë të fitojnë dhe aty atëherë do të plotësonin tripletën angleze.

Kujtojmë se “qytetarët” kanë fituar “Carabao Cup”. Sipas asaj që raporton “The Sun”, sheikët e klubit do të shpërblejnë lojtarët me plot 20 milionë paund nëse arrijnë këto suksese. Shpërblimet janë të ndara në 15 milionë paund nëse fitojnë kampionatin dhe 5 të tjera nëse arrijnë të ngrenë “FA Cup”. Megjithatë pengu i ekipit blu nga Mançesteri është elimini nga Liga e Kampionëve.