Këngëtarja e talentuar Tuna gjatë një koncerti të mbajtur në Shkup, promovoi albumin e saj më të ri të titulluar “Fortuna.”

Ky i fundit përmbante në total shtatë këngë të cilat emocionuan pa masë publikun e gjerë.

Veshja e Tunës u realizua nga dizajnuesja Jetmira Bejtullahu dhe me bindje mund të quajmë kostum-fustan. Ajo u rikthye në skenë pas shumë vitesh mungesë, Armend Rexhepagiqin, i cili performoi me Tunën i ulur në një stol. Po ashtu këngëtari Ylli Limani ishte pjesë e koncertit në fjalë.

Mirëpo, në lidhje me lajmet e ndryshme të publikuara, së fundmi ka reaguar blogeri i njohur Olti Curri i cili në njëfarë mënyre e ka ofenduar rëndë Tunën duke ironizuar ndër të tjera edhe veshjen e saj.

Ai ka publikuar në Insta Story-in e tij një artikull i cili titullohej: “Tuna Sejdiu rikthehet  në skenë si diva, koncert nën masa të rrepta sigurie me Armend Rexhepagiqin dhe Ylli Limanin.”

Lidhur me gjithë këtë, blogeri ka shkruar:

“Ku e panë divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde teatrit të kukullave! Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo te skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna i thyente turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta siguri pse? Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prek kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste.”

LEXO EDHE:  Olti Curri ofendohet nga punonjësi i policisë, kontakton Haki Çakon dhe e informon