Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borsh, ku një makinë ka përfunduar në kanal e për pasojë ka humbur jetën një 17-vjeçare.

Viktima e identifikuar si Analuiza Duro ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi R.Dh., 19 vjeç. Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.