Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Skuraj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’”- njofton policia.

Informacioni paraprak 

Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook