Pak momente para protestës së opozitës një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Milotit.

Raportohet se një makinë ka përplasur një këmbësore.

I pranishëm ka qenë edhe ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili me profesion është mjek.

E aksidentuara është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.