Një aksident i rëndë  ka ndodhur në aksin rrugor  Shkoder-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj ku ka mbetur e vdekur një grua 58-vjeçare dhe është në gjendje të rëndë një grua shtatzënë.

Deri tani bëhet me dije se Hasije Bajrakurti 58 vjeç ka ndërruar jetë në spital kurse e reja E.B 22 vjeç  është shtatzënë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve ajo po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është shtatzënë dhe ka komplikacione. Drejtuesi i mjetit S.B është shoqëruar në polici ku do të japë deklaratat e tij për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2019, ora 14.05, në aksin rrugorë Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur “5 Heronjt”, lagje Dobraç, Shkodër, mjeti me drejtues shtetasin S. D. banues në Boriç i Vogël Malësi e Madhe, ka aksidentuar dy këmbësore.

Shtetasja H. B. 58 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe E. B. 18 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.