Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, ku raportohet se nga incidenti i ndodhur janë plagosur dy persona.

Policia është shprehur se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë ku si pasojë automjeti tip “Volkswagen Passat” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat e rrugës.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

Të plagosurit janë transportuar për spitalin e Kukësit por nuk bëhet e ditur ende gjendja e tyre shëndetësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook