Aktori i njohur dhe mjaft i dashur për publikun që luan çdo të dielë në programin “Portokalli”, ditën e sotme ka habitur ndjekësit e tij në Instagram pasi ka degjeneruar në fjalë fyese për ish-të dashurën e tij, me pretendimin se ajo e ka tradhëtuar me tre të tjerë.

Në Instastoryn e tij Veleshnja ka shkruar:

“Bota është e mbushur me plehra si Lorena Murati.Edhe e forta është se e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam çfarë bëj më një që mban 4 përnjëherësh! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai!”

Ndërkohë, teksa falenderon të gjithë fanzat për mbështetjen që ato i japin në lidhje me situatën e ndodhur, aktori nuk ngurron të tregojë gjithashtu se ish-it të tij i kishte blerë edhe një unazë dimamanti me një vlerë prej 8 mijë dollarësh.