Ditën e djeshme bëri bujë mediatike lajmi se aktori i njohur dhe mjaft i dashur i “Portokalli” ishte ndarë nga e dashura e tij me iniciale L.,M e cila sipas Veleshnjës e tradhëtonte me 3 të tjerë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastorin e aktorit u degjenerua me fjalë fyese për vajzën me pretendimin se ajo mbante 4 lidhje përnjëherësh.

Por “telenovela” vazhdon, pasi pak orë pasi gjithçka u bë publike histori mori rrjedhë tjetër.

Ishte vetë Rezarti ai i cili mohoi gjithçka të thënë, duke pretenduar se llogaria e tij e Instagram-it ishte hakuar, përgjegjësit e të cilë Veleshnja deklaroi se do i nxjerrë përpara drejtësisë.

Nëpërmjet një video Reazrti ka sqaruar gjithçka duke thënë:

“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Ëashington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.

Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Ëashingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, shprehet Rezarti në videon e postuar.

LEXO EDHE:  Zbulohet sa paguhen personazhet e showbizit shqiptar për çdo postim në Instagram