Policia londineze ka njoftuar se janë gjetur tre pako me eksploziv pranë aeroporteve të Heathrow dhe London City si dhe në stacionin Waterloo.

Nga raportimet e mediave vendëse mësohet se fillimisht pakot janë identifikuar nga qytetarë kalimtarë të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord nga policia fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rrezik nga pakot e dyshimta me eksploziv.

Ndërkohë dyshohet se ngjarja në fjalë ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist, sakaq policia ka njoftuar se po kryhen procedurat e nevojshme hetimore.