Për të gjithë përdoruesit e pajisjeve teknologjike kompania Apple, njoftoi vitin e kaluar se më në fund ishte drejt finalizimit projekti për të sjellë në treg kufjet pa kabllo.

Thuhej se do dilnin në treg në fund të 2018 ose në fillim të vitit 2019. Sipas burimeve të Digitimes, Apple do të sjellë kufjet AirPods 2 në gjysmën e parë të këtij viti, por ende nuk ka një datë të saktë. “Kufjet e reja me ëireless me dizajnime diskrete do të ofrojnë edhe funksionin e monitorimit shëndetësor”, shkrujati Digitimes.

Kufjet pa kabllo do të jenë risia teknologjike e Apple për këtë fillim viti, ndërkohë që nga muaji shtator pritet të sjellë celularët e rinj iPhone.