Reagimi i Arbana Osmanit për largimin nga “Top Channel” qarkulloi në të gjitha mediat.

Arbana është rikthyer sërish në televizion pas dy ditësh negociata dhe pasi u përmbushën kushtet e saj.

Por ndonëse Arbana nuk kishte reaguar drejtpërdrejt lidhur me këto thashetheme, ajo ka konfirmuar se do të jetë pjesë e emisionit të saj dhe është duke punuar për të. Arbana ka shpërndarë një foto të bashkëpunëtoreve të saj dhe i ka uruar ato me disa fjalë speciale.

“Femrat më të forta që njoh janë në skuadrën time” , ka shkruar Arbana pranë fotos ku shihen gazetaret e emisionit të saj.