Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi heqjen e imunitetit Saimir Tahirit, nga Komisioni i Mandateve dhe seancës parlamentare.

“Çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për fshehjen e provave ndaj duhet që menjëherë të mblidhet parlamenti për t’I hapur rrugë arrestimit të Saimir Tahirit“- u shpreh Basha.

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë. Që prej këtij momenti qeveria e Ramës ka mbaruar. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i çekulibruar. Partia Socialiste duhet të shkëputet nga Rama dhe grupi i tij kriminal në krye të PS-së”- shtoi Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook