Atalanta e ka marrë seriozisht garën për një vend në UEFA Champions League për në sezonin e ardhshëm.

Bergamaskët fituan në takimin e javës së 36-të, 2-1 ndaj Gjenovës për të marrë vendin e 3-të në kuotën e 65 pikëve.

Në këtë fitore të 19-të në këtë edicion të Seria A kishte “gisht” edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti, i cili shërbeu për Castagne te goli i dytë.  Rrjeta e parë u realizua nga Barroë, ndërkohë që gjenovezët  arritën që të ngushtonin distancat me Goran Pandev.

Me këtë fitore, Atalanta lë pas Interin me dy pikë më pak, me zikaltërit që kanë edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkohë, Milani i vendit të 5-të numëron 6 pikë më pak se Atalanta, kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë.