Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se Arben Xibri, që u arrestua sot në Tiranë pasi rezulton i dënuar me 8 vite burg për trafik të lëndëve nark*tike është “miku” i Bashës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla ka publikuar foton e kreut të PD-së me të arrestuarin Arben Xibri, të realizuar në vitin 2012.

“Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë. Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri. Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precedentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave”.