Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka komentuar sot rikonstruksionin e godinave të konvikteve në kuadër të Paktit për Universitetin.

Sipas ministres Balluku, projekti parashikohet të zhvillohet në vitin 2019 dhe do të zgjasë deri në 30 muaj.

 

Balluku u ndal edhe te punësimi i studentëve në administratë.

“Projekti parashikohet të zhvillohet në vitin 2019 dhe pritet të zgjasë deri në 30 muaj.

Do bëhet rehabilitimi e 24 konvikteve. Shuma për mbulimin e 9 konvikteve shkon në 11 milionë euro. Kjo ministri është angazhuar me të gjitha kapacitete e saj. Kemi arritur tashmë të realizojmë fushat. 31 studentë janë përzgjedhur dhe tani ka nisur emërimin etyre. Ministria e Infrastrukturës kërkon të angazhojë përveç studentëve me 9, edhe studentët e talentuar.”-tha Balluku.