Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një konference për shtyp ka vijuar duke hedhur akuza për lidhjet me drogën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Basha thekson se antimafia italiane ka paraqitur prova të vërteta të cilat implikojnë deputetin socialist të kapur në flagrancë në trafikun e drogës.

“Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, mtë ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë. Ka treguar se si klani i Tahirit është kapur në flagrancë në trafik droge”, tha Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook